Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora lavdëron Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

Muzikë  |  11.07.2024 Ora 9:32   
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e me famë botërore, Rita Ora, në emisionin e yllit Elvis Duran, ka lavdëruar shqiptaret e famshme në New York.

Duke folur në emisionin në “iHeart Radio”, e pyetur për shqiptarët, Rita ka thënë se “kjo është një ndër arsyet përse e do New Yorkun”.

Tutje ajo është pyetur për artistet shqiptare dhe ka vënë theksin te tri yjet: Bebe Rexha, Dua Lipa e Ava Max.
Përveç shqiptareve ajo ka lavdëruar edhe muzikën që bën kolegia e saj, ylli Taylor Swift.

 “Pasi isha e pranishme në një nga koncertet e saj në Australi, ku shkova bashkë me Katy Perryn, e pashë që ajo përmes muzikës së saj i bën njerëzit të ndihen rehat”, ka thënë Ora.

Ajo ndër të tjera ka thënë se i pëlqen shumë New Yorku, ndërkohë që ka treguar se kur ka shkuar në fillim është frikësuar dhe është ndier e vetmuar.

Ora përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram ka treguar se ka kaluar 48 orë e veshur vetëm me ngjyrë të kuqe, në mënyrë që ta promovojë filmin “Decadents: The Rise of Red”, ku luan rolin e mbretëreshës së zemrave.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing