Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dita e 23 e regjistrimit të popullsisë, drejtori i ASK-së: Afër 900 mijë qytetarë të regjistruar

Vendi  |  29.04.2024 Ora 7:43   

Afër 900 mijë qytetarë në Kosovë janë regjistruar deri më tani në javën e katërt të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, në një intervistë për RTK-në ka thënë se ka pjesëmarrje masive dhe në përgjithësi nuk ka refuzime nga qytetarët.

“Kemi kaluar shifrën prej 800,000 mijë edhe synojmë që edhe me ditën e sotme t’i afrohemi 900,000 qytetarëve të regjistruar. Nëse vazhdon ky trend do të jemi në kohë. Edhe disa ditë do t’i kemi të lira nëse ndonjë familje ka mbetur për arsye të ndryshme pa u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai tutje ka folur edhe për formularët e regjistrimit të dëmeve të luftës, duke thënë se ato do t’i shërbejnë institucioneve dokumentuese në të ardhmen.

“Edhe ky formular duket se është i kompletuar. Do të jenë disa të dhëna burimore që do t’i ndihmojnë institucioneve sepse ato i kanë të dhënat administrative, të dhëna këto jo të vërtetuara sepse më parë s’janë kërkuar me ndonjë dokument”, ka thënë kryesuesi i ASK-së./telegrafi/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing