Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Drake mohon se ka bërë operacion plastik

Muzikë  |  15.04.2024 Ora 12:44   
Këngëtari i mirënjohur, Drake, ka mohuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjike estetike në hundë, pasi reperi me famë botërore, Rick Ross, në këngën e tij “Champagne Moments”, ka pretenduar se ka bërë, raporton FemaleFirst.
 
“Ke bërë operacion plastik për ta bërë hundën më të vogël se sa të babait tënd”, thotë Rick Ross në këngë, duke pretenduar se Drake e ka bërë këtë veprim në mënyrë  që të distancohet nga babai.

Sidoqoftë, Drake e ka mohuar këtë gjë duke postuar një seri mesazhesh që ka shkëmbyer me nënën e tij, Sandi Graham, e cila e ka pyetur se a është e vërtetë se ka bërë ndërhyrje kirurgjike në hundë.

“Interneti po thotë se ke bërë hundën operacion?? Mua mu duke njëjtë sot në kuzhinë. S’po mund ta besoj që e ke bërë pa mua, sepse edhe unë gjithnjë doja të bëja një këso ndërhyrje. Mos më thuaj që kë bërë edhe ndonjë tatuazh pa mua?”, thuhet në mesazhet e nënës së Drakeut.

“Po të kisha bërë, do të mund të arrija një çmim për dy ndërhyrjet, mami. Thashethemet po vijnë nga Rick Ross, ai djali me të cilin kam pas bërë këngë. Është çmendur, ka dita që s’ka ngrënë dhe kjo gjë po e bën nervoz e racist. Po performon nëpër mbrëmje mature për të marrë ca para dhe është keq. Mos u merakos se do ta rregullojmë”, i përgjigjet Drake.

Pasi Drake shpërndau mesazhet, Ross bëri një video ku thotë se: “tani e mora vesh se Drake e paska thirrë mamin, pasi kam folur për të”
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing