Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

50 Cent do të kërkojë kujdestarinë për djalin që ka me Daphne Joy

Muzikë  |  29.03.2024 Ora 19:56   
Reperi me famë botërore, 50 Cent, po planifikon të kërkojë kujdestarinë e plotë pwr djalin e tij, Sire, të cilin e ka me modelen Daphne Joy, pasi në njërën nga paditë ndaj këngëtarit të njohur Sean Combs, i njohur si P.Diddy, emri i Daphnes, u përmend si prostitutë që punon për të kryer marrëdhënie intime me P.Diddyn.
 
“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, dhe përfshirjen e Daphnes në njërën ndër paditë që janë ngritur kundër P.Diddyt, 50 Cent po planifikon të kërkojë kujdestarinë e plotë mbi djalin që ka me të”, ka thënë një burim i afërt më 50 Centin, për US Weekly.
 
Producenti muzikor Rodney i njohur si Lil Rod, në padinë e tij që ka ngritur në muajin shkurt kundër P.Diddyt, për trafikim, dhunim e abuzim seksual, ka përmendur edhe emrin e modeles Daphne Joe, për të cilën pretendon se është njëra prej prostitutave që paguhet për të kryer marrëdhënie intime me P.Diddyn.
Kur 50 Cent mësoi se ish-partnerja e tij, Joy, bashkë me ish-partneren e P.Diddyt, Young Miami, dhe modelen Jade Ramey, janë përmendur në dokumentet e padisë së Rodneyt kundër P.Diddyt, reagoi duke postuar një fotografi në Instagram, ku shihet vet 50 Cent duke tymosur një cigare në shi.
 
“Nuk e dija që je prostitutë. LOL. Kjo katrahurë është film”, ka shkruar në këtë postim 50Cent.
 
Pas reagimit të tij edhe vet Daphne ka bërë një postim në rrjete sociale ku ka shkruar se këngëtari e kishte dhunuar.
 
Këto akuza 50 Cent menjëherë i mohoi duke thënë se kjo gjë po shtynë edhe më shumë që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për kujdestarinë e plotë të djalit.
 
Rodney ka punuar me P.Diddyn në albumin e tij të fundit dhe e ka paditur atë për sulme seksuale.
 
Ndërkohë njëri ndër avokatët e Combs i ka quajtur këto pretendime si diçka imagjinare që nuk kanë ndodhur kurrë.
 
“Kemi prova se këto pretendime janë gënjeshtra. Do t’i adresojmë këto pretendime bizare në gjykatë dhe do të ndërmarrim masat e duhura kundër atyre që i bëjnë”, ka thënë avokati i Combs, Shawn Holly.
 
Padia e Rodneyt është në mesin e katër padive të tjera ndaj Combsit në gjykatë, duke përfshirë një padi nga ish-e dashura e tij Cassie, me të cilën ishte në lidhje për 10 vjet. Padia e Cassiet u zgjidh një ditë pasi ajo e paraqiti, duke rregulluar çështjen në instanca private. Megjithatë Combs i ka mohuar të gjitha akuzat përmes një postimi në rrjetet sociale. Në përgjigjën në padi ai ka mohuar akuzat e paditëses Jane Doe, duke thënë se asnjëherë nuk mori pjesë në asnjë nga ngjarjet e pretenduara.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing