Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Renault Scenic fiton çmimin “Vetura e Vitit 2024”

Auto  |  27.02.2024 Ora 10:45   

Automjeti elektrik Scenic i Renault fitoi çmimin “Makina e Vitit 2024” në panairin e automjeteve në Gjenevë të hënën, duke i dhënë një shtysë kompanisë franceze teksa ajo po “elektrizon” biznesin e saj.
 
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, SUV-i i kësaj kompanie mundi BMW Seria 5 sedan, i cili u dha nga një juri prej 58 gazetarësh evropianë që mbulojnë sektorin e automjeteve.
 
Ceremonia u mbajt në panairin ndërkombëtar të makinave në Gjenevë, i cili u rikthye pas një ndërprerjeje katërvjeçare si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
 
Renault është i vetmi prodhues evropian i automjeteve me prezencë në panairin e sivjetshëm të automjeteve, pasi gjigantët Volkswagen dhe Stellantis, markat e të cilëve përfshijnë Peugeot dhe Fiat, vendosën të anashkalojnë ngjarjen.
 
Renault lansoi një version elektrik të modelit Scenic, një makinë popullore familjare, në fund të vitit 2023 dhe dërgesat e para do të fillojnë në pranverën e ardhshme.
 
Kompania synon të jetë një markë plotësisht elektrike në Evropë deri në vitin 2030.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing