Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BE-ja “kërcënon” Kinën për veturat elektrike

Auto  |  17.01.2024 Ora 9:42   
Komisioni Evropian po përgatitet të dërgojë hetues te një grup prodhuesish kinezë të veturave elektrike në javët e ardhshme, si pjesë e një hetimi mbi subvencionet e mundshme shtetërore, shkruan Reuters.

Hetuesit do të vizitojnë kompanitë BYD, Geely dhe SAIC. Inspektimi nuk do të mbulojë markat jo-kineze që prodhohen në Kinë, si Tesla, Renault dhe BMW.

Komisioni hapi hetim në tetor për të përcaktuar nëse prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike më të lira janë në avantazh ndaj konkurrencës evropiane falë subvencioneve qeveritare. Kina e quajti hetimin proteksionist.

Sipas Reuters, nuk dihet nëse hetuesit kanë mbërritur në Kinë apo do të shkojnë gjatë ditëve të ardhshme. Hetuesit do të kontrollojnë fizikisht besueshmërinë e përgjigjeve të prodhuesve kinezë ndaj pyetësorëve të dërguar nga Komisioni Evropian.
Në dokumentet e KE-së thuhet se hetimi është në “fazën fillestare” dhe se “vizitat verifikuese” janë planifikuar deri më 11 prill.
Pjesa e markave kineze në tregun e automjeteve elektrike të Bashkimit Evropian ka arritur tetë për qind dhe mund të dyfishohet deri në vitin 2025, sepse ato janë zakonisht deri në 20 për qind më të lira se modelet e prodhuara në BE.

Prodhuesit kinezë të veturave elektrike, nga lideri i tregut BYD te rivalët më të vegjël Xpeng dhe Nio, po zgjerohen me shpejtësi në tregjet jashtë shtetit përballë konkurrencës gjithnjë e më të ashpër në vend. Shumë prej tyre e kanë bërë prioritet shitjen në Evropë.

Vitin e kaluar, Kina kaloi Japoninë dhe zuri vendin e parë në listën botërore të eksportuesve me 5.26 milionë automjete të shitura, me vlerë rreth 102 miliardë dollarë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing