Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Deri 1200 funte çmimi i biletavë në ndeshjen e parë për Tottenham në stadiumin e ri

Sport  |  19.03.2019 Ora 13:25   

Tottenham Hotspur do të rikthehet në shtëpi pas një kohe të gjatë. Londinezët do të debutojnë në stadiumin e ri ndaj Crystal Palace me 3 prill.

Interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm, pasi pritet të përurohet edhe stadiumi i ri i Spursave.

Por, shqetësimi i drejtuesve të klubit janë çmimet e biletave që janë hedhur në tregun e zi.

Një biletë për ta parë këtë takim ka shkuar deri në 1200 funte. Drejtuesit e klubit anglez kanë paralajmëruar se do të marrin masa për të parandaluar shitjen e këtyre biletave për këtë takim.

Stadiumi ka kapacitet prej 62 mijë ulëseve dhe pritet të jetë i stërmbushur në këtë takim.

Drejtuesit e klubit nuk kanë vendosur ende për emrin, por sipas të gjitha gjasave, stadiumi i ri i Tottenhamit, do të quhet “NIKE Stadium”.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing