Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Njerëzit indigjenë në Amazonë po i bëjnë thirrje qeverisë braziliane të shpallë një emergjencë klimatike pasi fshatrat e tyre nuk kanë ujë të pijshëm, ushqim apo ilaçe për shkak të një thatësire të madhe që po thajnë lumenjtë jetikë për udhëtimin në pyjet tropikale.
Thatësira dhe vala e të nxehtit kanë vrarë masa peshqish në lumenjtë nga të cilët jetojnë njerëzit indigjenë dhe uji në përrenjtë me baltë dhe degët e lumit Amazon është bërë i papijshëm, tha të martën organizata ombrellë "Apiam" që përfaqëson 63 fise në Amazon.
"Ne i kërkojmë qeverisë të shpallë një emergjencë klimatike për të trajtuar urgjentisht cenueshmërinë ndaj të cilës janë të ekspozuar popujt indigjenë," Lumenjtë Rio Negro, Solimoes, Madeira, Jurua dhe Purus po thahen me një ritëm rekord dhe zjarret pyjore po shkatërrojnë pyjet e shiut në zona të reja në pjesën e poshtme të Amazonës," NJofton kjo Organizatë përmes një deklaratë.
Rajoni është nën presionin e fenomenit të motit El Niño, me vëllimin e reshjeve në Amazonën veriore nën mesataren historike.
Problemi më serioz për komunitetet indigjene është që nuk kanë ujë të rrjedhshëm është kanalizimi tani që uji i lumit nuk mund të pihet, tha koordinatorja e Apiam, Mariazinha Bare. "Lumenjtë më të vegjël janë tharë dhe janë kthyer në baltë," tha Bare në një intervistë. "Njerëzit indigjenë duhet të ecin në distanca të gjata në pyllin e shiut për të gjetur ujë të pijshëm dhe cilësia e dobët e ujit po i bën njerëzit të sëmuren," Gjithashtu ajo theksoj se lumenjtë e pakalueshëm e kanë bërë më të vështirë arritjen e ndihmës mjekësore në fshatrat e Amazonës, tha Bare, dhe shiu nuk pritet deri në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit, kur lumenjtë dhe popullata e tyre e peshkut normalisht rinovohen.
Lumi Madeira në jug-perëndim nuk është më i lundrueshëm në pjesën e sipërme të tij, duke izoluar fshatrat indigjene dhe komunitetet jo-indigjene që mbështeten në mbledhjen e frutave në pyjet tropikale, por nuk mund të lëvizin prodhimet e tyre.
Ivaneide Bandeira, e cila drejton organizatën indigjene Kaninde në shtetin e Rondonia, tha se komunitetet e izoluara jo-indigjene po kërkonin ushqim nga fshatrat indigjene.
Ajo tha se tymi nga zjarret në pyje ishte më i madhë se kurrë, duke përkeqësuar krizën klimatike dhe duke ndikuar në shëndetin e të moshuarve dhe fëmijëve. The Guardian
“Nuk është vetëm rryma El Niño. Shpyllëzimi vazhdon edhe me këto zjarre”, tha ajo përmes telefonit. “Avansimi bujqësor nuk ndalet. Ata po shkatërrojnë gjithçka, sikur nuk shohin çfarë po ndodh me natyrën.”