Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Suspendohet arbitri i ndeshjes Fiorentina - Inter

Sport  |  26.02.2019 Ora 14:08   

Gjyqtari Rosario Abisso do të mungojë në tri xhirot e ardhshme të Serisë A pas paraqitjes kontroverse në fundjavë në ndeshjen Fiorentina-Inter.

Abisso u kritikua shumë për vendimin që t’i japë penalti Fiorentinës në minutat shtesë, pavarësisht se topi vërehej edhe në VAR se kishte prekur gjoksin e Danilo D’Ambrosios, transmeton koha.net.

Kjo nxiti drejtorin e Interit, Beppe Marotta, të akuzojë sicilianin për “dëm të pariparueshëm”, pasi humbën dy pikë në barazimin 3 me 3.

Si rrjedhojë, Abisso nuk do të lejohet të gjykojë deri më 24 mars.

Për më shumë, është vendosur që ai të mos gjykojë asnjë ndeshje të Interit në pjesën e mbetur të sezonit, raporton “Football-Italia”

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing