Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa e Bebe Rexha nderohen në Variety Hitmakers Brunch 2018

Muzikë  |  03.12.2018 Ora 9:07   
Së fundmi, dy këngëtaret me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë paraqitur së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Variety Hitmakers Brunch 2018 , e cila u mbajt të shtunën që lëmë pas në West Hollywood.

Bebe Rexha u vlerësua me çmimin “Tekstshkruesja e vitit”, ndërsa Dua Lipa u nderua me “Artistja më e suksesshme e vitit”.

 “Asnjëherë mos bëni kompromise. Gjithmonë bëni atë në çka besoni, bëni vetëm gjëra për të cilat ndiheni komod, gjëra me të cilat jeni krenar t’ua vëni emrin tuaj”, ka thënë kështu Dua Lipa, teksa ka pranuar çmimin “Artistja më e suksesshme e vitit”.
Edhe Bebe Rexha, u emocionua shumë derisa e mori çmimin e saj.

“E jetojmë jetën dhe ndonjëherë dëshirojmë më shumë, më shumë, më shumë e më shumë. Dua të besoj se ky është një çmim Grammy… nëse nuk nominohem, ky do të jetë Grammy im”, tha Bebe Rexha.

“Dikur e krahasoja veten me shumë njerëz, dhe gjëja e vetme për të cilën ndihem krenare më së shumti është aftësia ime e shkrimit të teksteve. Është gjëja e vetme që do ta kem përgjithmonë”, tha tutje Bebe Rexha. /radioplus/
 
 
 
 

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing