Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Twitteri paditet me rreth 1.9 milionë dollarë për fatura të papaguara

Teknologji  |  08.02.2023 Ora 8:22   

Kompania këshillimore me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Innisfree M&A ka paditur Twitterin të premten në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut, duke kërkuar rreth 1.9 milionë dollarë për ato që thotë se janë fatura të papaguara, raportoi të dielën Reuters.

Këto fatura sipas Innisfree nuk janë paguar edhe pse Twitteri është këshilluar për blerjen e tij nga Elon Musk vitin e kaluar.

“Që nga 23 dhjetori 2022, Tëitteri mbetet në mospërmbushje të detyrimeve të tij ndaj Innisfree sipas marrëveshjes në një shumë prej jo më pak se 1,902,788.03 dollarë”, thuhet në padi.

Musk në tetor mbylli marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh të shpallur në prill të atij viti.

Muajin e kaluar Crown Estate i Britanisë, një biznes i pavarur tregtar që menaxhon portofolin e pronave që i përkasin monarkisë, tha se kishte filluar procedurat gjyqësore kundër Twitterit për qiranë e papaguar të pretenduar në selinë e saj në Londër.

Shpenzimet e reklamave në Twitter ranë me 71 për qind në dhjetor, treguan të dhënat nga një firmë kërkimore reklamash, pasi reklamuesit kryesorë ulën shpenzimet e tyre në këtë platformë pas marrjes nga Musk.

Bankat që siguruan 13 miliardë dollarë financim vitin e kaluar për blerjen e Twitterit nga shefi ekzekutiv i Tesla-s braktisën planet për të shitur borxhin tek investitorët për shkak të pasigurisë rreth pasurive dhe humbjeve të kompanisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing