Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dhoma më e qetë në botë ndodhet në ndërtesën e Microsoftit

Të Tjera  |  07.02.2023 Ora 11:45   

Në vitin 2015, Microsoft krijoi dhomën më të qetë në botë në selinë e saj në Uashington, e cila hyri në Librin e Rekordeve Guinness.

Niveli i zhurmës në të është -20.35 decibel A (dB(A)). Njerëzit mund të qëndrojnë në të për maksimum një orë. Vetëm pak minuta pasi të keni hyrë në këtë dhomë, do të filloni të dëgjoni rrahjet tuaja të zemrës. Pas kësaj, do të dëgjoni lëvizjen e kockave dhe rrjedhjen e gjakut.

Qëllimi i ndërtimit të kësaj dhome ishte të eliminonte të gjitha zhurmat e jashtme. Pa tinguj nga bota e jashtme, heshtja e plotë gradualisht do të kthehet në një gumëzhimë të padurueshme në veshët tuaj.

 

“Kur të ktheni kokën, do ta dëgjoni atë lëvizje. Frymëmarrja juaj do të duket shumë e zhurmshme”, ka thënë Hundraj Gopal, i cili ndërtoi dhomën.

 

Është bërë nga gjashtë shtresa betoni dhe çeliku. Mbi dysheme, tavan dhe mure vendosen stufa prej tekstil me fije qelqi për të “thyer” valët e zërit./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing