Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ja çfarë dihet deri tani për tërmetin që shkaktoi shumë viktima dhe shkatërrime masive në Turqi

Të Tjera  |  07.02.2023 Ora 8:52   

Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar – sipas të dhënave të deritanishme – pas një tërmeti masiv që tronditi Turqinë dhe Sirinë të hënën në mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti me magnitudë 7.8 ishte një nga më të fuqishmit që goditi zonën në rreth një shekull.

Mes tronditjeve të rënda, Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Ja çfarë dihet deri tani:

E fundit: Më shumë se 4,300 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 19,000 janë lënduar në Turqi dhe Siri, sipas zyrtarëve. Pas tërmetit fillestar, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi të paktën 100 pasgoditje, duke përfshirë një të fuqishme me magnitudë 7.5 ballë.

Dëme: Të paktën 5,606 ndërtesa u shembën në Turqi gjatë dhe pas tërmetit, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë. Ka raportime për shkatërrime të ngjashme në veri të Sirisë.

Koordinatori Humanitar i OKB-së në Siri, El-Mostafa Benlamlih, i tha CNN se shumë ndërtesa u shembën – dhe të tjera mund të bien ende.

Rrëfime të dorës së parë: Dëshmitarët okularë përshkruan kushtet si “të tmerrshme” në veriperëndim të Sirisë. Tërmeti la “familje të tëra të vdekura” dhe “të mbijetuar që flinin në rrugë në të ftohtë”, thanë ata. Gazetari i CNN, Eyad Kourdi, i cili ishte në Turqi, e përshkroi fuqinë e tërmetit duke thënë: “Dukej sikur dikush përpiqej të më rrëzonte”.

Sfidat në Siri: Më shumë se 4 milionë njerëz mbështeten në ndihmën humanitare në rajonin ku goditi tërmeti, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Shumica janë gra dhe fëmijë. Së bashku me shkatërrimin nga tërmeti, komunitetet siriane po luftojnë me një shpërthim të vazhdueshëm kolere në mes të një dimri të ashpër me shi dhe borë të dendur gjatë fundjavës, përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë penguar nga “mungesa e pajisjeve dhe makinerive të rënda për të pastruar rrënojat”.

Mbështetja ndërkombëtare: Bashkimi Evropian aktivizoi mekanizmin e tij të reagimit ndaj krizës në mënyrë që të ofrojë mbështetje më të shpejtë për Turqinë dhe Sirinë. Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy njësi kërkim-shpëtimi në Turqi, tha ambasadori Jeff Flake. Ekipet e mbrojtjes civile dhe mjekësore palestineze do të dërgohen në Turqi dhe Siri për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit. Iraku ka thënë gjithashtu se do të dërgojë ndihma për viktimat e tërmetit, sipas kryeministrit të vendit.

Vende arkeologjike të dëmtuara: Disa zona arkeologjike në Siri u dëmtuan nga tërmeti, thanë ekspertët. Në Turqi, tërmeti dëmtoi rëndë Kalanë e Gaziantepit, një vend historik dhe atraksion turistik.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) thotë se po “fillon ndihmën e menjëhershme në para” nga Fondi i saj i Emergjencës për Reagimin ndaj Fatkeqësive për të ndihmuar përpjekjet e ndihmës si në Turqi ashtu edhe në Siri, shkruan Telegrafi, përcjellë RadioPlus.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing