Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tërmeti në Turqi e zbret lirën në një nivel rekord të ulët

Të Tjera  |  07.02.2023 Ora 8:24   

Lira e Turqisë arriti një nivel të ri rekord të ulët dhe tregjet e aksioneve zbritën pasi tërmeti shtoi presionet nga një dollar i fortë, rreziqet gjeopolitike dhe parashikimet e papritura të inflacionit jashtë vendit.

Një dollarë po tregtohet me 18.85 lira. Standardi kryesor i aksioneve të vendit i njohur si XU100 ra në 4.6 për qind.

“Ngjarja tragjike me pjesën jugore të Turqisë, i goditur nga një tërmet i fuqishëm janë burim pasigurie shtesë përpara zgjedhjeve vendimtare që me shumë gjasa do të mbahen në maj”, tha Piotr Matys, analist i lartë në In Touch Capital Markets.

Bursa e Stambollit njoftoi se kishte ndërprerë përkohësisht transaksionet në aksionet e disa kompanive në zonën e tërmetit, megjithëse tregtimi pritej të rifillonte më vonë gjatë ditës.

Tregjet janë nën presion dhe aksionet në të gjithë botën janë duke ndjerë “dhimbjen” nga një rritje e mprehtë e dollarit.

Tensionet gjeopolitike janë rritur sërish kohëve të fundit me indikacionet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nxisin zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë, duke shtuar presionin mbi tregjet turke pasi Washingtoni paralajmëroi Ankaranë për eksportin e kimikateve, mikroçipëve dhe produkteve të tjera që mund të jenë përdorur si mjete luftarake nga Moska në Ukrainë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing