Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mbi 4 mijë e 300 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.
Veç në shtetin turk sipas CNN dhe BBC kanë vdekur mbi 2 mijë e 900 persona derisa mbi 15 mijë janë të lënduar.
Ndërsa në Siri kanë vdekur 1 mijë e 451 persona.
Tërmeti i së hënës ishte i magnitudës 7.8 ballë dhe epiqendra e tij ishte provinca e Gaziantepe.
Shumë shtete janë mobilizuar për t’i ofruar ndihmë Turqisë.
Në mesin e tyre është edhe Kosova që me autorizimin e presidentes Vjosa Osmani, ka dërguar një kontigjent të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndihma drejt shtetit turk ka dërguar edhe Shqipëria.