Krijuesja i hitit “Anywhere” filloi të takohej me regjisorin me bazë në Zelandën e Re Taika Waititi në fillim të vitit 2021 dhe ata u martuan fshehurazi vitin e kaluar.
Gjatë një paraqitjeje në The Tonight Show me Jimmy Fallon të mërkurën mbrëma, Rita ofroi për herë të parë një pamje të unazës së saj të fejesës, me dizajnin e një smeraldi të madh.
“Është hera ime e parë që tregoj unazën time”, tha Rita Ora.
Diku tjetër gjatë paraqitjes, Rita konfirmoi se do të lëshonte albumin e saj të tretë në studio më vonë këtë vit.
Rita poashtu u shpreh se dashuria me Taika Waititi e frymëzoi të shkruante këngë.
“Jam shumë e emocionuar për këtë muzikë, sepse ndihem sikur udhëtimi që më mori për të arritur në këtë pikë, dy vitet e fundit, jeta ime ka ndryshuar në mënyrë drastike,” shpjegoi ajo. "Marrja e një vendimi për të kaluar me të vërtetë pjesën tjetër të jetës me dikë është një vendim i madh, e dini? Pra, më bëri të shkruaj përsëri. Unë u frymëzova nga dashuria, edhe nëse është e lezetshme... Është bukur të kapësh Ky është më shumë se thjesht muzikë, është një moment në jetë për mua."