Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rrjeti social, Instagram, raportohet se është duke planifikuar ta zhvillojë veçorinë e verifikimit me pagesë, njëjtë si Twitteri. Së fundmi, zhvillues të uebfaqeve kanë siguruar se në kodin e Instagramit po bëhet gati “verifikimi i kaltër me pagesë”.
Ishte zhvilluesi Alessandro Paluzzi, ai që bëri zbulimin. Paluzzi kishte nxjerrë veçori të Instagramit edhe në të kaluarën, para se ato të lansoheshin, shkruan “TechCrunch” të enjten.
Zakonisht Instagrami konfirmon testimet kur ato zbulohen, por në këtë rast ka refuzuar të komentojë.
Paluzzi po ashtu ka thënë ka vënë re edhe referenca të një produkti të ri të Facebookut, por nuk ka dhënë detaje duke thënë se nuk është diçka që vërehet lehtë aktualisht, por se ka vetëm sinjale të vogla në kod.
Viteve të fundit ka pasur ankesa të shumta për sistemin e verifikimit të llogarive në Instagram. Ai s’ka ndryshuar prej vitit 2018, edhe pse Adam Mosseri, shef i rrjetit social, pati premtuar se verifikimi i llogarive do të jetë në fokus më 2020.
Aktualisht ikona e kaltër e verifikimit u vendoset vetëm profileve të larta, yjeve të argëtimit a brendeve botërore.
Verifikim me pagesë së fundmi ka nisur Twitteri, qëkur kompaninë e mori përsipër Elon Musk.