Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një iPhone i gjeneratës së parë, i pahapur, pritet të shitet për më shumë se 50 mijë dollarë kur të vihet në ankand të enjten në SHBA.
Telefoni i cili ka kamerë prej 2 megapikselësh dhe hapësirë prej 8Gb, i ishte dhënë Karen Greenit si dhuratë kur kishte gjetur një punë të re, ka raportuar Business Insider.
Mirëpo kur i ishte dhuruar iPhone asaj, ajo e kishte një telefon të ri, dhe për më tepër iPhone që ju dhurua nuk përputhej me rrjetin e saj të internetit.
Kësisoj, në vend se ta hapte atë, ajo e vendosi iPhonen në një raft dhe aty ka mbetur, që atëherë, nën një palë pizhamesh të saj.
Në tetor të vitit të kaluar, Green kishte kuptuar se një iPhone i gjeneratës së parë, i vitit 2007 ishte shitur për mbi 39 mijë dollarë.
Artistja e tatuazheve kozmetike ka kontaktuar menjëherë LCG Auctions, që është shtëpia e ankandeve që e kishte shitur telefonin në vlerë prej mbi 39 mijë dollarësh, dhe u kishte treguar se edhe ajo e ka një të ngjashëm.
LCG Auctions i ka vënë një çmim fillestar prej 50 mijë dollarësh telefonit të Green. Aksioni hapet të enjten dhe do të mbyllet më 19 shkurt.
Gjenerata e parë e iPhonëve kishin memorie prej 4Gb që shiteshin me çmim prej 499 dollarësh, ose prej 8Gb që shiteshin me çmim prej 599 dollarësh.