Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rreth 4.000 veta do të angazhohen për regjistrim të popullsisë

Vendi  |  03.02.2023 Ora 8:11   

Rreh 4 mijë persona do të angazhohen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Zëvendëskryeshefi ekzekutiv i kësaj agjencie, Ilir Berisha, tha të enjten se regjistrimi do të bëhet në 38 komuna dhe se regjistruesit do të përzgjidhen nga komunat ku do ta kryejnë punën.

“Pjesëmarrja e secilit banor rezident në Kosovë në këtë regjistrim të popullsisë si një e drejtë e garantuar është në interes në radhë të parë edhe të vetë banorëve të cilët jetojnë, për faktin se Qeveria të dhënat e regjistrimit të popullsisë i përdor për shpërndarjen e fondeve, për të lehtësuar vetë jetën e qytetarëve në të gjitha pjesët dhe aty ku jetojnë”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se pyetësorët janë përkthyer në serbisht e në gjuhët e tjera janë në proces, e që pritet të përfundojnë deri më 1 mars.

“Pyetësorët aktualisht janë të përkthyer në gjuhën serbe, janë në proces pyetësorët në gjuhët e tjera dhe me finalizimin e pyetësorit, i cili konsiderohet që duhet të jetë final më 1 mars, do të thotë 6 muaj para datës së regjistrimit atëherë do të përkthehet zyrtarisht në gjuhët zyrtare dhe në gjuhë të tjera që të mbërrijmë te nivelet, te target grupet”, tha ai.

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi theksoi rëndësinë e edukimit të komuniteteve në regjistrim.

“Nëse të gjithë e kryejmë në mënyrë profesionale pjesën tonë të punës, do të kemi rezultatin e saktë, pa diskriminim apo asimilim, i cili na vjen neve komuniteteve joshumicë nga të gjitha anët. Të gjithë kemi përgjegjësi në mënyrë të drejtë të informojmë, të njoftojmë dhe të edukojmë të gjitha komunitetet tona nga vijmë”, deklaroi Rexhepi.

Ajo deklaroi se Qeveria do të marrë përgjegjësinë që të angazhohen regjistrues nga të gjitha komunitetet.

“Institucionet shtetërore marrin përgjegjësi që regjistruesit në teren të jenë të gjitha komunitetet dhe të flasin gjuhët e popullit, i cili regjistrohet në atë moment”, u shpreh ajo.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë pritet të fillojë më 1 shtator 2023 dhe do të zgjasë deri në tetor.

Pas luftës në Kosovë është realizuar vetëm një regjistrim i popullsisë, më 2011, por nuk ishin përfshirë komunat veriore të vendit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing