Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Si pritet të ndikojnë ndryshimet klimatike në kultivimin e kafes?

Të Tjera  |  27.01.2022 Ora 8:22   
Vendet e botës të përshtatshme për të kultivuar kafe, dhe avokado do të ndryshojnë në mënyrë dramatike ndërsa planeti ballafaqohet me ndryshime klimatike, sipas një studimi të ri.

Rajonet kryesore të kafesë në Brazil, Indonezi, Vietnam dhe Kolumbi do të pësojnë ndryshime në mënyrë “drastike" me rreth 50% deri në vitin 2050.

Sipas studimit, zonat e përshtatshme për avokado do të rriten, por shumica do të jenë larg vendeve aktuale të prodhimit.

Autorët thonë se duhen bërë përpjekje më të mëdha për të ndihmuar fermerët të përshtaten me ndryshimet klimatike.

Kafeja është një nga kulturat më të rëndësishme në botë, jo vetëm si pije kryesore, por si një mjet jetese për miliona fermerë, shkruan BBC-ja.

Teksa kërcënimi ndaj kafesë nga ndryshimet klimatike është dokumentuar mirë vitet e fundit, ka pak informacion se si rritja e temperaturave do të ndikojë në avokado.

Në këtë studim, autorët shikuan se si rritja e temperaturave dhe ndryshimi i shkallës së reshjeve do të ndikojnë në të korrat gjatë 30 viteve të ardhshme.

Studiuesit gjithashtu, për herë të parë, kanë përfshirë informacione rreth karakteristikave të tokës.
Sipas raportit,  kafeja është kultura më e ndjeshme ndaj temperaturave të larta.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing