Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjokoviç mund të luajë në Francë sipas rregullave të fundit Covid-19

Sport  |  25.01.2022 Ora 12:44   
Lojtari i rangut të lartë Novak Gjokovic,  mund të lejohet të mbrojë titullin e tij në French Open sipas rregullave të fundit COVID-19 të miratuara nga qeveria franceze, edhe nëse ai nuk është ende i vaksinuar.

Djokovic u deportua nga Australia dhe u ndalua të luante në Australian Open këtë muaj për shkak të mospërmbushjes së rregullave strikte të vendit të vaksinimit kundër COVID-19.

Fillimisht u duk se ylli serb i tenisit nuk do të mirëpritet as në Roland Garros sipas një ligji të ri që synon të përjashtojë të pavaksinuarit nga stadiumet, restorantet, baret dhe vendet e tjera publike.

Ndërsa u ngritën shpejt pyetjet në lidhje me statusin e Gjokoviçit në Francë, pas dëbimit të tij nga Australia, mirëpo ministrja e Sporteve Roxana Maracineanu,  tha më parë se sapo të miratohej ligji, leja e vaksinimit në vend do të bëhet e detyrueshme për të hyrë në stadiume, teatër apo ekspozita, “për të gjithë spektatorët, praktikuesit , profesionistë francezë apo të huaj”.
Por leja e vaksinimit nuk kufizohet vetëm në vaksinim.

Sipas ligjit që hyri në fuqi të hënën, kushdo që ka prova se rezultoi pozitiv brenda gjashtë muajve të mëparshëm, përjashtohet nga detyrimi për të treguar një leje vaksinimi. Kjo sugjeron se Gjokoviç mund të luajë në French Open në maj dhe qershor, turneun tjetër Grand Slam, sepse ai ka thënë se ka rezultuar pozitiv në mesin e dhjetorit.

Ministria franceze e sportit nuk ishte menjëherë e disponueshme për t'iu përgjigjur pyetjeve të Associated Press mbi Gjokoviç.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing