Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Will Smith nominohet nga "SAG", i shtohen shpresat për "Oscar"

Film  |  13.01.2022 Ora 8:55   
Will Smith  i janë shtuar  shpresat  për të fituar Oscarin e tij të parë pasi u nominua për një çmim të “Screen Actors Guild”, që është një nga çmimet kryesore të Hollywood.

Nominimi i tij për rolin e babait të Venusit dhe Serena Williams në “King Richard”, vjen disa ditë pasi ai fitoi çmimin për aktorin më të mirë në “Golden Globes”.

Por nuk kishte lajme të mira për aktoren Kristen Stewart, e cila nuk u përfshi në listën e të nominuarve nga “Screen Actors Guild”.

Stewart, është përmendur si një ndër pretendentet për të fituar një  Oscar për rolin e princeshës Diana në filmin  “Spencer”.

Çmimet “SAG”, të cilat votohen nga aktorë të tjerë, shihen si një nga pararendësit kryesorë të "Oscars".

Çmimet nuk janë aq të profilit të lartë sa çmimet “Oscar”, “Bafta” apo “Golden Globe”, por fituesit e tyre shpesh përputhen me ata të zgjedhur nga Akademia.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing