Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tejkalimi i pagjumësisë përmes një teknike të re – duke qëndruar zgjuar!

Të Tjera  |  30.11.2021 Ora 10:35   
“Qëllimi paradoksal” është një teknikë e re që ekspertët shëndetësorë po e rekomandojnë për të gjithë ata që kanë probleme me pagjumësinë.

Një nga veprimet është qëndrimi zgjuar, që sipas ekspertëve do të ndihmojë në tejkalimin e frikës, duke inkurajuar vetën dhe tjetrin që të rrijë zgjuar dhe jo përpjekja e vazhdueshme për të fjetur.

Shkaqet e pagjumësisë mund të përfshijnë gjendje fizike si dhimbje afatgjate, ndryshime në stilin e jetës, ndryshim i gjendjes së shëndetit mendor si depresioni ose ankthi, ose një kombinim faktorësh.

Një studim zbuloi se 36 për qind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar luftojnë për të fjetur të paktën në baza javore. Gati gjysma e të rriturve britanikë kanë probleme të bien në gjumë të paktën një herë në muaj.
Bazuar në këto fakte disa ekspertë mbrojnë një teknikë psikoterapeutike të quajtur 'qëllim paradoksal', i cili inkurajon një individ që në rastin e pagjumësisë të qëndroj zgjuar.

Argumenti është se duke u përballur me frikën kokë më kokë, është e mundur të reduktohet ankthi që e rrethon atë. Në rastin e gjumit, më pak ankth do të thotë që një individ ka më shumë gjasa të bjerë në gjumë.
Hussain Abdeh, drejtor klinik dhe farmacist mbikëqyrës në Medicine Direct, shpjegoi: 'Qëllimi paradoksal është një procedurë terapeutike që inkurajon pacientët të ndalojnë së fiksuari për përpjekjen për të rënë në gjumë dhe në vend të kësaj të qëndrojnë zgjuar për aq kohë sa të jetë e mundur.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing