Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Casey Affleck kryeson kastin e “Slingshot”

Film  |  25.11.2021 Ora 7:55   
Casey Affleck  vjen në rolin kryesor në filmin e ri “Slingshot”.
 
Aktori i “Manchester By The Sea” do të bashkohet me yllin e “John Wick”, Laurence Fishburne në thrillerin e ardhshëm psikologjik-shkencor të regjisorit Mikael Hafström.
 
Pjesë e filmit do të jenë edhe aktorja e “Cruella”, Emily Beecham, dhe David Morrissey.
 
Filmi do të tregojë historinë e një astronauti që përpiqet të mbajë kontrollin e tij mbi realitetin gjatë një misioni të komprometuar në Titan, një nga hënat e Saturnit.
 
Regjisori i “Outside the Wire” , Mikael është i kënaqur me kastin e tij.
 
 “Pas disa vitesh përgatitje, është emocionuese të ngrihem me këtë kast shumë të talentuar. Mezi pres sfidën për të punuar brenda mjedisit të përmbajtur të anijes kozmike”, tha ai.
 
"Skenari nxjerr disa personazhe të shkëlqyer dhe, ndërsa historia shpaloset, disa sekrete tronditëse dalin në dritë”, shtoi regjisori.
 
R. Scott Adams dhe Nathan Parker kanë shkruar skenarin për këtë film dhe xhirimet kryesore do të fillojë në Budapest të Hungarissë, më 1 dhjetor.
 
Filmi po realizohet nga Astral Pictures në bashkëpunim me Bluestone Entertainment dhe fondin hungarez të investimeve Széchenyi Funds Ltd.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing