Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të kufizohet përkohësisht qarkullimi në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa kufizime.
Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë udhëtimin sipas orarit të përcaktuar.