Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

03.08.2026 Ora 7:43   
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot (të hënën) do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Sipas Ministrisë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga kjo masë përjashtohen automjetet e policisë, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë orarin e kufizimit dhe të planifikojnë lëvizjet në kohë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në

Marketing