Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ekonomia e Kinës ka shënuar ngadalësim gjatë periudhës prill-qershor, pasi kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i rritjes së çmimeve të naftës kanë ndikuar në ritmin e rritjes.
Sipas të dhënave zyrtare, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Kinës u rrit me 4.3% në tremujorin e dytë, krahasuar me 5% në tremujorin e parë.
Pavarësisht ngadalësimit ekonomik, eksportet kineze vazhduan të rriten fuqishëm, duke shënuar një rritje prej 27% në qershor krahasuar me një vit më parë, të nxitura nga kërkesa globale për teknologji, çipa elektronikë dhe automjete elektrike.
Autoritetet kineze kanë theksuar se ekonomia po përballet me pasiguri të jashtme dhe kërkesë të dobët në tregun vendas. Problemet në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe konsumimi i ulët nga qytetarët mbeten ndër sfidat kryesore për Pekinin.