Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas të dhënave të INSTAT, gratë në Shqipëri janë mesatarisht 2.3 vjet më të moshuara se burrat. Në vitin 2024, mosha mediane e grave arriti në 45.4 vjeç, ndërsa e burrave në 43.1 vjeç.
Raporti "Gratë dhe Burrat 2025" tregon se kjo diferencë lidhet kryesisht me jetëgjatësinë më të lartë të grave, të cilat jetojnë mesatarisht më shumë se burrat.
INSTAT thekson se plakja e popullsisë po përshpejtohet si pasojë e rënies së lindjeve dhe emigracionit të vazhdueshëm të të rinjve. Brenda vetëm një viti, mosha mediane e grave është rritur me 0.7 vjet.
Në fund të vitit 2024, Shqipëria kishte rreth 2.36 milionë banorë, ose 1.2% më pak krahasuar me një vit më parë. Ekspertët paralajmërojnë se ky trend mund të sjellë sfida për tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe shërbimet shëndetësore në vitet e ardhshme.