Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Turizmi në favela po rritet në Rio de Janeiro, por mbeten dilemat për sigurinë dhe etikën

Të Tjera  |  10.07.2026 Ora 7:57   

"Favela-t" apo Shtëpitë e vjetra në Rio de Janeiros, dikur të konsideruara zona të rrezikshme, po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, madje duke lënë pas edhe disa prej atraksioneve më të njohura të qytetit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024, favela-t Vidigal dhe Rocinha u vizituan nga më shumë turistë ndërkombëtarë sesa statuja e famshme "Christ the Redeemer" dhe shkallët Selarón.

Vizitorët zgjedhin këto lagje për të përjetuar kulturën lokale, panoramat dhe jetën e përditshme të banorëve. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se, ndonëse situata e sigurisë është përmirësuar, incidentet me armë vazhdojnë të ndodhin herë pas here.

Banorët dhe udhërrëfyesit lokalë theksojnë se vizitat janë më të sigurta kur organizohen me guida nga vetë komuniteti dhe kur turistët respektojnë privatësinë dhe jetën e përditshme të banorëve.

Njohësit e turizmit vlerësojnë se favela-t janë bërë një pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të Rio de Janeiros, duke sjellë të ardhura për komunitetin përmes guidave turistike, restoranteve dhe bizneseve lokale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing