Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori i njohur Cillian Murphy do të rikthehet në filmin horror “A Quiet Place Part III”, ndërsa pamjet e para nga xhirimet kanë nisur të qarkullojnë në rrjet.
Murphy do ta rikthejë rolin e Emmett, personazhit që u prezantua në “A Quiet Place Part II”, ku luajti përkrah Emily Blunt. Në vazhdimin e ri, ai pritet të përballet sërish me krijesat e frikshme që reagojnë ndaj zhurmës.
Fotografitë nga seti tregojnë Murphy duke xhiruar skena aksioni së bashku me aktorin Jack O’Connell, i cili raportohet se do të luajë rolin e një ushtari, megjithëse detajet e personazhit ende nuk janë bërë publike.
Regjinë e filmit po e vazhdon sërish John Krasinski, ndërsa detajet e historisë mbeten ende sekret.
“A Quiet Place Part III” pritet të dalë në kinema më 30 korrik 2027 dhe mund të shënojë kapitullin final të kësaj sage horror.