Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqipëria kryeson rajonin për gratë në pozita drejtuese, Kosova ndër vendet me përfaqësimin më të ulët

Vendi  |  08.05.2026 Ora 8:32   

Shqipëria udhëheq rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozita drejtuese, sipas të dhënave të publikuara nga Eurofound.

Sipas raportit, rreth 33 për qind e punonjësve në Shqipëri deklarojnë se kanë një grua si eprore, një nivel që i afrohet mesatares së vendeve të Bashkimit Europian dhe tejkalon shumicën e vendeve të Ballkanit.

Raporti vlerëson se ky rezultat tregon një zhvillim më të madh të tregut të punës në drejtim të diversitetit gjinor dhe një largim gradual nga modelet tradicionale të drejtimit.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë një përfaqësim më të ulët të grave në krye të bizneseve, përkatësisht 28 dhe 32 për qind. Megjithatë, raporti thekson se këto vende po shfaqin përpjekje për integrimin më të madh të grave në vendimmarrje.

Në fund të renditjes mbeten Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, me nivelet më të ulëta të grave në pozita drejtuese në Europë.

Në Kosovë, mbi 80 për qind e pozitave menaxheriale vazhdojnë të mbahen nga burrat, ndërsa përfaqësimi i grave mbetet vetëm rreth 15 deri në 18 për qind. Sipas raportit, kjo tregon një hendek të thellë gjinor në tregun e punës dhe një dominim të vazhdueshëm të burrave në pozitat udhëheqëse.

Mesatarja e Bashkimit Europian tregon se rreth një e treta e punonjësve kanë një grua si shefe, ndërsa vende si Suedia dhe Finlanda konsiderohen shembujt më të avancuar të barazisë gjinore në Europë.

Raporti nënvizon gjithashtu se disa vende të rajonit, si Shqipëria dhe Serbia, performojnë më mirë se disa shtete të vjetra anëtare të BE-së, përfshirë Greqia dhe Malta.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing