Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
I fejuari i Taylor Swift, Travis Kelce, ka rikthyer vëmendjen e mediave pasi ka firmosur një kontratë të re trevjeçare me ekipin e tij në futbollin amerikan, Kansas City Chiefs.
Pavarësisht zërave të shumtë se 36-vjeçari po mendonte të tërhiqej nga sporti, Kelce ka vendosur të rikthehet për sezonin e tij të 14-të në National Football League. Të hënën, ai u paraqit në stadiumin e ekipit për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e re.
Sipas raportimeve të NFL Network, kontrata kap vlerën e 54.7 milionë dollarëve, ndërsa 12 milionë dollarë janë të garantuara për vitin 2026.
Vendimi ka surprizuar shumë tifozë, duke qenë se Kelce kishte lënë të hapur mundësinë e pensionimit në fund të dy sezoneve të fundit.
Jashtë fushës, ai është po aq i përfolur për lidhjen me Taylor Swift, e cila nisi pasi ai mori pjesë në turneun “Eras” në Kansas City në korrik të vitit 2023.
Çifti aktualisht është i fejuar dhe planifikon të martohet në verën e vitit 2026, përpara se Kelce të rikthehet në kampin stërvitor të NFL në korrik.
Përveç karrierës sportive, Kelce është gjithashtu bashkëprezantues i podcastit të suksesshëm “New Heights”, së bashku me vëllanë e tij, Jason Kelce.