Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kina po “përmbyt” tregjet botërore me makina me benzinë që nuk i shet dot në vend

Auto  |  02.12.2025 Ora 16:35   

Rritja e shpejtë e tregut të automjeteve elektrike në Kinë, i cili ka arritur mbi gjysmën e shitjeve vendore brenda pak vitesh, ka goditur rëndë tregun e makinave me benzinë si për prodhuesit globalë ashtu edhe për ata vendas. Si pasojë, shumë kompani kineze kanë nisur të eksportojnë masivisht automjetet me karburant fosil që nuk arrijnë më t’i shesin në tregun e brendshëm. Sipas të dhënave të konsulencës Automobility, që nga viti 2020, 76% e eksporteve kineze të makinave kanë qenë automjete me benzinë, ndërsa dërgesat vjetore janë rritur nga 1 milion në mbi 6.5 milionë këtë vit.

Ky bum eksportesh mbështetet nga të njëjtat subvencione dhe politika industriale që nxitën edhe rritjen e sektorit të automjeteve elektrike, duke reflektuar strategjinë e Pekinit për të dominuar tregjet globale. Meksika është shndërruar në destinacionin kryesor të eksporteve kineze, veçanërisht për shkak të bllokimit praktik të tregut amerikan për markat kineze, përmes barrierave tregtare. Ndërkohë, Rusia, e cila ishte më parë tregu më i madh i importit të makinave kineze, rriti tarifat në 7,500 dollarë për automjet, duke ulur ndjeshëm eksportet pas një vërshimi që e rriti pjesën kineze nga 21% më 2022 në 64% më 2024. Edhe vende të tjera si Afrika e Jugut po shprehin shqetësime, pasi kanë industri vendore të automobilave që kërkojnë mbrojtje nga konkurrenca masive kineze.
 

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing