Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qeveria australiane ka njoftuar se nga 10 dhjetori, fëmijët nën 16 vjeç nuk do të mund të përdorin platformat kryesore të rrjeteve sociale, përfshirë TikTok, Meta, Snapchat dhe YouTube. Ministrja e Komunikimit, Anika Wells, tha për BBC se vendimi synon të mbrojë të rinjtë dhe të fuqizojë prindërit, pavarësisht shqetësimeve të kompanive të teknologjisë.
Sipas legjislacionit të ri, kompanitë do të jenë të obliguara të marrin hapa të arsyeshëm për të parandaluar që fëmijët të krijojnë llogari dhe përdoruesit e rinj do të monitorohen për dy vitet e para të zbatimit. Wells e krahasoi ligjin me masat për moshën e lejuar për konsumimin e alkoolit dhe e përshkroi atë si një “plani trajtimi” që do të evoluojë për të adresuar dëmet online.
Qeveria australiane thekson se ky hap është një precedent ndërkombëtar dhe pritet të shërbejë si model për vende të tjera që duan të mbrojnë sigurinë dixhitale të të rinjve.