Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Hipertensioni te fëmijët rritet në mbarë botën

Shëndeti  |  13.11.2025 Ora 8:30   

Një studim i botuar në The Lancet Child and Adolescent Health tregon se hipertensioni te fëmijët dhe adoleshentët ka pothuajse dyfishuar që nga viti 2000. Në vitin 2000, 3.4% e djemve dhe 3% e vajzave vuajnë nga presioni i lartë i gjakut; deri më 2020, shifrat kanë arritur 6.5% dhe 5.8%.

Ekspertët shprehin shqetësim për efektet afatgjata të hipertensionit, përfshirë rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare. Faktorët kryesorë lidhen me obezitetin e fëmijëve, konsumimin e ushqimeve të pasura me kripë dhe të përpunuara, mungesën e aktivitetit fizik, cilësinë e dobët të gjumit dhe stresin.

Studimi gjithashtu nxjerr në pah rëndësinë e monitorimit të saktë të presionit të gjakut, duke përfshirë matjet jashtë ambienteve mjekësore, për të identifikuar hipertensionin e fshehur që mund të mos zbulohen gjatë kontrollit standard. Ekspertët rekomandojnë krijimin e zakoneve të shëndetshme dhe edukimin familjar për ushqim dhe aktivitet fizik, si një mënyrë për të parandaluar rritjen e hipertensionit tek fëmijët.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing