Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ky sistem do të zëvendësojë gradualisht stemplat manuale në pasaporta me regjistrimin elektronik të:
të dhënave të pasaportës,
gjurmëve të gishtave,
skanim të fytyrës,
datës dhe vendit të hyrjes dhe daljes.
Kush zbatohet:
Udhëtarët që vijnë nga vende jashtë BE-së (p.sh. SHBA, Kanada, Britani), për qëndrime deri në 90 ditë.
Qytetarët e BE-së ose ata me kartë qëndrimi në një shtet të BE-së/Shengenit nuk do të përfshihen në këtë sistem.
Fëmijët nën 12 vjeç nuk do të kërkohen për gjurmë gishtash, por do të skanohen fytyra.
Çfarë ndodh nëse refuzoni:
Nëse nuk pranoni të jepni të dhënat biometrike – gjurmët dhe skanimi i fytyrës – ju nuk do të lejoheni të hyni në zonën Shengen/BE.
Sa kohë ruhen të dhënat:
Të dhënat si fotografia, gjurmët e gishtave, informacionet e hyrjes dhe daljes ruhen për tri vjet në rast normal. Nëse personi ka qëndruar jashtë afatit ligjor, ato mund të ruhen deri në pesë vjet. Pas kësaj periudhe, të dhënat fshihen automatikisht.
Implementimi hap pas hapi:
EES do të aplikohet gradualisht deri më 9 ose 10 prill 2026, ku në të gjitha pikat kufitare do të jetë plotësisht funksional. Gjatë kësaj periudhe, disa pika mund të përdorin ende vulat e pasaportës.
Përse po bëhet kjo:
Sistemi vijon procesin e digjitalizimit të kontrolleve kufitare, me qëllim:
përmirësimin e menaxhimit të kufijve,
parandalimin e qëndrimeve jashtë afatit,
zbulimin e identiteteve false,
forcimin e sigurisë kufitare.
Në përkrahje të këtij hapës, Komisioni Evropian ka nisur një fushatë informuese për publikun përpara hyrjes në fuqi të EES.