Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

MINT forcon kontrollin e naftës – transparencë e mbrojtje për konsumatorët

Vendi  |  24.06.2025 Ora 7:46   

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar realizimin e një “fushate kontrollesh” në sektorin e derivateve të naftës, nëpërmjet Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Qëllimi i kësaj nisme është garantimi i transparencës, konkurrencës së ndershme dhe mbrojtja e konsumatorit.

Së fundmi, katër ekipe inspektuese kanë qenë aktivisht të angazhuara nëpër komuna, duke verifikuar çmimet, logjistikën dhe këtë varg masash. Raporti përfundimtar, që pritet të publikojë brenda ditës, do të përmbajë detaje mbi parregullsitë e hasura dhe planet e MINT për të ndëshkuar operatorët që nuk respektojnë ligjin.

MINT konfirmon se “mbrojtja e konsumatorit dhe ndalimi i abuzimit me çmimin e produkteve të naftës janë prioritet”, dhe për këtë arsye do të vijojë kontrollet e intensifikuara dhe masa konkrete ndaj shkelësve. Kjo masë vjen në një moment ku çmimet e karburanteve në Kosovë janë në rritje për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing