Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Netflix prezanton opsion të ri për titrat

Film  |  25.04.2025 Ora 8:03   

Netflix ka lansuar një opsion të ri për përdoruesit që preferojnë të shikojnë përmbajtje me titra – dhe ky ndryshim pritet të mirëpritet nga shumë shikues. Tani, mund të aktivizoni titrat në gjuhën origjinale të filmit apo serialit, por pa përfshirë zhurmat apo efektet si “muzikë dramatike” apo “telefoni bie”.

Deri tani, opsioni standard për titrat në gjuhën origjinale përfshinte versionin SDH (Subtitles for the Deaf and Hard of Hearing), i cili përfshinte jo vetëm dialogun por edhe tingujt përkatës, emrat e këngëve apo folësit. Me këtë risi, përdoruesit do të kenë mundësi të shikojnë vetëm dialogun, pa elemente shtesë, dhe gjithashtu të personalizojnë fontin e titrave.

Opsioni i ri do të jetë i disponueshëm në të gjitha gjuhët që i mbështet Netflix dhe do të fillojë me sezonin e pestë dhe të fundit të serialit You, që u publikua të enjten. Të gjitha përmbajtjet origjinale të reja të Netflix do ta përfshijnë këtë veçori.

Sipas një sondazhi të vitit 2023 nga YouGov, rreth 40% e amerikanëve pëlqejnë të shikojnë përmbajtje me titra, edhe kur e kuptojnë gjuhën. Arsyet më të shpeshta janë: për të përmirësuar kuptueshmërinë dhe për të ndihmuar në përvetësimin e theksit, sidomos tek serialet britanike si Baby Reindeer apo Peaky Blinders.

Netflix raportoi se afro gjysma e orëve të shikuara në SHBA ndodhin me titrat aktive – kështu që ky opsion i ri vjen tamam në kohën e duhur.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing