Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mot me shi sot, në disa vende paralajmërohen përmbytje të shpejta

Vendi  |  26.03.2025 Ora 7:52   

Më shumë të reshura shiu përfshinë vendin orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë, e që pritet të vazhdojnë gjatë ditës e deri orëve më të vona të mbrëmjes.

Herë herë lokalisht këto reshje mund të jenë më intenzive, me mundësi të shkaktojnë përmbytje të shpejta zonave më të ulëta. Frynë erë jugore e lindore, e lehtë dhe mesatare 2-5m/s.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e ato maksimale pësojnë rënie deri në 12C e 14C.
Reshje më të shumta shiu dhe më të përhapura në vend vazhdojnë përgjatë ditës së enjtë dhe të premtë. Në fundjavë, reshjet do të jenë më shumë të karakterit lokal, që mund të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.

Zonave të larta malore shfaqen kushte edhe për reshje dëbore. Këtyre ditëve paraqiten intervale me diell, gjithashtu, por kryesisht të shkurta. Temperaturat maksimale gradualisht zbresin deri në 10C e 12C, e ato minimale luhaten ndërmjet 4C e 8C, njofton Mendimi për Motin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing