Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

1 miliard euro importe dhe vetëm 127 milionë eksporte në 2025

Vendi  |  25.03.2025 Ora 10:03   
Kosova siç duket po përballet me një përkeqësim të bilancit tregtar në fillim të vitit 2025, teksa eksportet në janar dhe shkurt shënuan rënie krahasuar me muajt e njëjtë të vitit paraprak.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë një rritje të deficitit tregtar dhe një rënie të eksporteve.
Në muajin janar 2025, deficiti tregtar i Kosovës arriti në 414,1 milionë euro, një rritje prej 29,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të publikuara, eksportet e Kosovës për këtë muaj ishin vetëm 59,7 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 1,1 për qind.
Ndërsa importet u rritën në mënyrë të ndjeshme, duke arritur vlerën e 473,8 milionë eurove, një rritje prej 24,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Tendenca rritëse e deficitit tregtar vazhdoi edhe në muajin shkurt, ku ai arriti në 451,4 milionë euro, një rritje prej 13,6 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2024.

Eksportet u tkurrën me 4,3 për qind, duke u ulur në 67,3 milionë euro, ndërsa importet arritën 518,6 milionë euro, një rritje prej 10,9% për qind.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing