Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Propozohet heqja e TVSH-së në faturat e rrymës: Çmimi do të ulet në 36 përqind gjatë viteve 2025 e 2026

Vendi  |  25.03.2025 Ora 9:59   
Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çmimin e energjisë elektrike në Kosovë deri në 36 për qind gjatë viteve 2025 dhe 2026 dhe “të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri.”

Propozimi vjen pas diskutimeve mbi rritjen e mundshme të të hyrave maksimale të lejuara nga ZRrE me 15 për qind.

 “Nëse ZRRE vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon nga Qeveria e Kosovës të heqë TVSh-në prej 18 për qind në faturat e energjisë elektrike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri. Zbatimi i këtyre masave do të ulte çmimin e rrymës me 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026.” – thuhet në propozimin e Institutit Atlas.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing