Adidas ka shitur palën e fundit të atleteve Yeezy, më shumë se dy vjet pasi ndërpreu bashkëpunimin me Kanye West për shkak të komenteve të tij antisemitike në 2022.
Ky vendim e la kompaninë me një stok të madh të mbetur, me një vlerë prej 1.3 miliardë. Ndërprerja e marrëdhënies me reperin ndikoi gjithashtu në bilancin financiar të Adidas, duke çuar në humbjen e parë vjetore të saj në më shumë se 30 vjet.
Në vitin 2023, marka gjermane vendosi të shesë produktet e mbetura Yeezy dhe të dhurojë një pjesë të të ardhurave për bamirësi.