Këngëtari i ndjerë i "Unchain My Heart", Joe Cocker i cili vdiq në moshën 70-vjeçare në Dhjetor 2014 - është ndër të nominuarit për klasën e të inkuadruarve të këtij viti për Rock and Roll Hall of Fame dhe legjenda e The Beatles, e ka mbështetur nominimin e tij.
“Të gjithë njerëzit në panel do të jenë të vetëdijshëm për kontributin e madh që Joe ka dhënë në historinë e Rock and Roll-it.
Cocker është nominuar për herë të parë këtë vit, së bashku me 13 ikona të tjera të muzikës.
Ai është në listën e ngushtë me Oasis, Joy Division/New Order, Cyndi Lauper, Outkast, Soundgarden, The White Stripes, Billy Idol, The Black Crowes, Bad Company, Mariah Carey, Chubby Checker, Mana dhe Phish.
Artistët fitojnë të drejtën për nominim 25 vjet pas publikimit të regjistrimit të tyre të parë komercial dhe votimi për të pranuarit e këtij viti tashmë është hapur.
Finalistët do të zbulohen në prill, me rreth gjysma e të nominuarve që do të përfshihen më vonë këtë vit.