Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Queen Latifah do të performojë një homazh për Quincy Jones në Oscars 2025

Muzikë  |  27.02.2025 Ora 11:06   

Queen Latifah do të nderojë legjendën e muzikës Quincy Jones me një performancë speciale gjatë ceremonisë së Academy Awards 2025.

 Lajmi u konfirmua nga producenti ekzekutiv Raj Kapoor, i cili tha se ky do të jetë një moment i veçantë për të festuar trashëgiminë e Quincy Jones, i cili u nda nga jeta në nëntor në moshën 91-vjeçare.

Jones, një nga figurat më të rëndësishme të industrisë muzikore, ka marrë shtatë nominime për Oscar gjatë karrierës së tij dhe u nderua me Jean Hersholt Humanitarian Award në 1995 dhe me një çmim nderi nga Akademia vitin e kaluar.

Ndërkohë, për hapjen e ceremonisë së Oscars më 2 mars, ka zëra se Ariana Grande dhe Cynthia Erivo do të performojnë një përmbledhje nga filmi Wicked. Të ftuarit e tjerë të konfirmuar për të performuar përfshijnë Doja Cat, Lisa nga BLACKPINK dhe RAYE.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing