Vetëm pak ditë pasi A$AP Rocky u shpall i pafajshëm për akuzat e vitit 2021, A$AP Relli po vazhdon me padinë e tij civile.
Një gjykatës në Los Angeles ka hequr pezullimin e çështjes për sulm dhe dhunë ndaj Rocky-t dhe ka caktuar datën e gjyqit më 12 janar 2026, sipas Rolling Stone.
Avokatja e Relli-t, Melisa Mikhail, deklaroi se klienti i saj nuk ka ndërmend të tërheqë padinë, duke theksuar se standardi i provave në një gjyq civil është më i ulët se në një çështje penale.
Ndërkohë, avokati i Rocky-t argumentoi se nuk ka më bazë për vazhdimin e çështjes.