Pas përformancës së Kendrick Lamar në Super Bowl, me hitin e tij “Not like Us”, këngë kjo që flet edhe për raportin e Lamar dhe Drake, ky i fundit pa ndonjë paralajmërim paraprak, ka lansuar një album të tërë.
Albumi “$ome $exy $ongs 4 U”, është një bashkëpunim me këngëtarin PartyNextDoor.
Projekti me 21 këngë debutoi numrin 1 në Billboard Hot 200, duke shënuar herën e 14-të të Drake në krye të tabelës. Muzika anon në R&B dhe kënga "Gimmie A Hug" ka ngjallur një reagim në rrjetet sociale.
Disa e kanë përshëndetur Drake duke thënë se muzika e re është një nga më të mirat e tij.