Lady Gaga ka ngacmuar fansat mbi mundësinë e një vazhdimi të videos ikonike “Telephone” me Beyoncé.
Në videon e publikuar në 2010, Gaga dhe Beyoncé shihen duke ikur në një shkretëtirë, ndërsa në fund shfaqet mesazhi “To be continued…”.
Gjatë një interviste të fundit për Vanity Fair, kur u pyet nëse vazhdimi do të ndodhte, Gaga u përgjigj me drojë: “Po.”
Megjithatë, ajo pranoi se nuk e di kur do të publikohet projekti. Kur iu tregua një foto e Beyoncé dhe u pyet nëse ajo do të ishte pjesë e klipit, Gaga u përgjigj me një buzëqeshje: “Ndoshta.”
Këngëtarja mohoi që vonesat të kishin lidhje me axhendat e ngarkuara, por nuk tregoi nëse bashkëpunimi do të përfshihet në albumin e saj të ardhshëm, “Mayhem”, që publikohet më 7 mars.