Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Reperi A$AP Rocky shpallet i pafajshëm pasi akuzohej se qëlloi me armë shokun e tij

Muzikë  |  19.02.2025 Ora 10:03   
Reperi A$AP Rocky është shpallur i pafajshëm pas akuzave se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një ish-shoku.

Një juri në Los Anxhelos e shpalli të pafajshëm muzikantin, emri ligjor i të cilit është Rakim Mayers, për dy akuza për sulme penale që çuan deri në 24 vjet burg.

Terell Ephron pretendoi se ylli i hip-hop-it i nominuar për “Grammy” hapi zjarr ndaj tij gjatë një debati në një rrugë të Hollivudit më 6 nëntor 2021.

A$AP Rocky, i cili është partneri i Rihanna-s, mohoi akuzat. Ndërsa aktgjykimi i parë i pafajësisë u lexua të martën, gjykata brohoriti vendimin.

Pas kësaj Mayers ka rendur drejt familjes së tij dhe Rihanna-s, të cilët ishin ulur pas tij. Rihanna ka qenë prezente në çdo seancë gjyqësore të partnerit të saj, ndërsa këtë herë me vete kishte edhe dy djemtë e tyre, RZA dy-vjeçar dhe Riot një-vjeçar.

“Faleminderit Zotin që më shpëtoi jetën”, tha reperi me zë të lartë, teksa falënderoi anëtarët e jurisë prej 12 personash.
Reperi u arrestua për dy akuza për sulm të rëndë pas një debati të ashpër me ish-mikun e tij në zemër të Hollivudit.

Mayers dhe Ephron e kanë njohur njëri-tjetrin që nga shkolla e mesme në Nju Jork dhe ishin pjesë e kolektivit hip-hop A$AP Mob. Miqësia e tyre u ftoh ndërsa karriera e A$AP Rocky-t mori hov në tregun muzikor.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing