Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes disa postimeve në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ajo ka uruar adhuruesit e saj kosovarë.
"Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim", ka shkruar Ora në njërin nga pastimet.
Ylli ka ndarë edhe një video të shkurtër ku shihet duke kërcyer kur ishte fëmijë.