Rihanna ka çuar djemtë e saj në gjykatë për të mbështetur babanë e tyre, A$AP Rocky, në gjyqin e tij për sulm.
Këngëtarja mori fëmijët e çiftit, RZA, dy vjeç, dhe Riot, një vjeç, në gjykatë të enjten.
Të dy djemtë kishin veshur kostume.
Një shikues zbuloi se "fëmijët silleshin mirë, veçanërisht duke pasur parasysh se sa të rinj ishin, ata ishtin të ulur të qetë në një sallë gjyqi të mbushur me njerëz të panjohur", duke shtuar se Rihanna kishte një libër ne dorë.
A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, akuzohet se ka qëlluar me armë ndaj ish-mikut dhe bashkëpunëtorit A$AP Relli, emri i vërtetë i të cilit Terell Ephron. 36-vjeçari është deklaruar i pafajshëm.